Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Veliaj e paditi sërish, Koka 'lajmëron' kolegët: 'Ruhuni' nga ironia dhe pyetjet, janë me rrezik në regjim!

Veliaj e paditi sërish, Koka 'lajmëron' kolegët: 'Ruhuni' nga ironia dhe pyetjet, janë me rrezik në regjim!

18:47, 22/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari  Bledian Koka i SYRI TV  do të duhet të paraqitet sërish në gjykatë, pasi kryebashkiakut i Tiranës Erion Veliaj, që u tërhoq nga padia ndaj tij për shpifje lidhur me inceneratorin e Tiranës, ka ndërruar mendje dhe ka vendosur ta akuzojë përsëri për të.

Kjo  padi e Veliajt i bashkohet një tjetre, të nxituar po prej Veliajt, nga një kompania italiane që nuk i pëlqen që të jetë intervistuar një ish-zyrtar i saj nga  Bledian Koka. Po intervista në vetvete është një denoncim për kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn...

Kësisoj, Koka, i ftuar në debatin e Sonila Meços në SYRI TV të enjten, e paralajmëroi me humor drejtuesen e emisionit që të bënte kujdes me ironitë: Ruhuni nga ironia, - përcolli ai mesazh për kolegët. -  Ironia është e rrezikshme në regjim, bashkë me humorin, sarkazmin dhe të pyeturin si gazetar.

Një pjesë nga diskutimi në studion e “Task Force”:

Sonila Meço: Bledi, ti je i paralajmëruar që në krye të herës, “Piranjat” edhe mund t’i mbajnë paditë, “Task Force” nuk ka pse t’i shkojë kësaj udhe, kështu që ironi, sarkazëm dhe “prestanome” këtu nuk përmenden.

Bledian Koka: Ajo që përmende ti ishte një ironi, kështu që edhe ti je...

Sonila Meço: Ishte pa referencë, ishte e përgjithshme.

Bledian Koka: Edhe ti je e lajmëruar.  

Sonila Meço: Ne  e kishim deklaratën tënde përpara gjykatës, por gjithsesi në këtë rast na takon të gjithëve për të kuptuar. Nga se duhet të ruhemi?

Bledian Koka: Nga ironia! Ironia është e rrezikshme në regjim, bashkë me humorin, sarkazmën dhe sigurisht, edhe me atë që kemi diskutuar një muaj më parë, edhe të pyesësh si gazetar! Edhe ajo është po ashtu e rrezikshme, e dënueshme edhe e gjykueshme. E dënueshme jo, të paktën deri tani  që të jemi të sinqertë, por e gjykueshme po. Njerëzit të padisin sot edhe kur ti bën pyetje si gazetar dhe ka edhe kompani italiane, të cilat i detyrohen qytetarëve shqiptarë shpjegime serioze për aferën e inceneratorëve, por që në vend të këtyre shpjegimeve ata kanë vendosur që të padisin edhe një gazetar sepse literalisht, sipas padisë që kam lexuar dje, se kisha vetëm një njoftim nga gjykata për padinë nga ana e kompanisë “Bruno Presezi”, dje jam njohur dhe s’i besoja dot syve kur pashë ose akuza më e madhe që rëndonte aty ishte se unë kam përdorur ironinë në përdorimin e një termi!!! Pra, ironia për ata është shpifje, sepse akuza ndaj meje është për shpifje , ironia është shpifje dhe si i tillë unë duhet të shpallesha fajtor.

Sonila Meço: Ke bërë shpifje, Bledi?

Bledian Koka: Nuk di. Praktikisht, sipas kësaj logjike, çdo intervistë që ne bëjmë në studio, çdo pyetje që mund të mos i pëlqejë palës tjetër ose një pale që nuk ka lidhje fare apo citimi i të ftuarit me këtë lloj logjike është një mundësi për të paditur cilindo gazetar.

Pra, në qoftë se ti interviston, p.sh. Edi Ramën edhe ai  përdor një term që s’duhet, do të duhet Albin Kurti të të hedhë ty në gjyq sepse pyete Edi Ramën se çfarë mendon ti për Albin Kurtin, për shembull! Ose në qoftë se ti e pyet Edi Ramën – a e keni takuar ju ndonjëherë Albin Kurtin? – edhe kjo konsiderohet pyetje tendencioze ose sugjestionouse.

Pra, absurdi është shumë i madh dhe shpresoj shumë që edhe kjo seancë të përfundojë si tjetra sepse s’ka mbaruar ende. Jo vetëm kompania “Bruno Presezi” më ka paditur për dëshminë e një ish-ortaku të tyre, i çertifikuar ligjërisht si i tillë, por edhe vetë zoti Veliaj i është rikthyer sërish padisë.

Më datë 20 korrik unë kam një tjetër paraqitje në gjyq për të njëjtën çështje, nga i njëjti person që çuditërisht u tërhoq vetëm një javë pas zgjedhjeve. Pra, e mbajti përgjatë gjithë fushatës elektorale padinë ndaj meje për shpifje, për pyetje dhe,  edhe pse unë ia dërgova dhe sot e gjithë ditën nuk kam marrë përgjigje për pyetjet që i kam dërguar zyrtarisht në postën e tij elektronike - në vend të këtyre pyetjeve mora një tjetër padi për të cilën duhet të flasim kur të njihem se për çfarë riakuzohem.

Por besoj se është e njëjta çështje siç më shpjegon edhe avokati im, z. Dorian Matlija, sepse është dhe i njëjti gjyqtar që do të thotë sipas disa procedurave ligjore, se ti mund ta ribësh të njëjtën padi ndaj të njëjtit person edhe pse mund të jesh tërhequr nga kjo çështje. Një andrallë e madhe,” nënvizoi Bledian Koka/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco