VIDEO/ Dash Sula: Menduam se kishte ikur Lul Basha, por ja që nuk ishte kështu

18:44, 22/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Dashnor Sula duke diskutuar për situatën brenda PD-së, është shprehur se në fakt e kishte besuar me të vërtetë se Lulzim Basha ishte larguar njëherë e mirë.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Sula tregoi për negociatat që bëheshin në 2021 për bashkimi ne PD.

‘Pas 6 marsit nëse nuk do ti kishim kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, ai aty do të ishte, siç paska qenë, më falni për naivitetin. E kam besuar se ky njeri nuk do të rikthehet, unë kështu e kam besuar. Dhe kur më thoshte Helidon Bushati që të distancohemi nga ish-kryetari Basha, nga deputeti Basha, i them, Helidon je i çmendur, ka ikë ai, por ja që erdhi. Ti themi gjërat siç janë.

Kam qenë bashkë me Lefter Gështenjën dhe Helidon Bushatin dhe kemi kërkuar në atë kohë, sepse edhe bashkim mekanik nuk mund të kishte pas 6 marsit, propozuam një platformë.

Një të shtyhet 30 prilli, të mos zgjidheshin seksionet, që nuk po bëhen edhe sot qe nuk po bëhen zgjedhje, si sot, se sot zgjidhet kryetari dhe më pas të gjejë anëtarë, se nuk ka anëtar dhe pala tjetër dhe pala tjetër të hiqte padinë nga Apeli.

E di çfarë ka ndodhur në atë mbledhje, sikur i pickoi një gjë dhe ikën të gjithë nga tavolina.

Për hir të vërtetë, sapo Berisha thoshte dy fjalë, si politikan i vjetër, çoheshin të tjerët sikur po e mbysnin’, tha deputeti Dashnor Sula në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco