VIDEO/ Pas më shumë se 5 orësh, Ahmetaj lë SPAK, ja çfarë thotë

17:39, 22/06/2023
A+ Aa A-

Pas më shumë se 5 orësh, Arben Ahmetaj ka dalë nga godina e SPAK.

Ish-zëvendësi i Edi Ramës, u paraqitur në prokurorinë speciale pak para mesditës dhe ka qëndruar aty për më shumë se 5 orë e gjysëm.

Për mediat e shumta që e prisnin në derën e SPAK, Ahmetaj nuk ka preferuar të japë shumë detaje.

‘Sqaruam pozicionet, faleminderit’, tha ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

SPAK po zhvillon hetime për një sërë veprash penale, duke nisur nga pastrimi i parave dhe korrupsioni.

Gjithashtu organi i akuzës ka vendosur në sekuestro preventive dy vila të cilat dyshohet se janë në pronësi të bashkëjetueses dhe ish-bashkëshortes së ish-zëvendëskryeministrit.

Teksa po futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Ahmetaj iu drejtua edhe gazetarëve të pranishëm, duke iu thënë: Ça lajmi ë, ça lajmi!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco