VIDEO/ Shqipëria në listën e pastrimit të parave, Kikia: Radhitemi me vende të botës së tretë! Kryeministrat e vendeve të 'listës gri' të pastrimit të parave, sipas Moneyval.

VIDEO/ Shqipëria në listën e pastrimit të parave, Kikia: Radhitemi me vende të botës së tretë!

17:09, 22/06/2023
A+ Aa A-

Moneyval e ka renditur sërish Shqipërinë në listën gri të pastrimit të parave. Ky komitet i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, gjykoi se Shqipëria nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për të dalë nga lista e shteteve problematike për pastrimin e parave.

Konkretisht, Shqipëria renditet në krah të shteteve si Barbados, Burkina Faso, Ishujt Kajman, Republika Demokratike e Kongos, Haiti, Xhamaika, Gjibraltari, Jordania, Mali, Mozambiku, Nigeria dhe Panamaja.

Analisti Mentor Kikia deklaroi sot se për Shqipërinë, një vend i NATO-s dhe që është në proces negociatash me Bashkimin Europian për anëtarësim, të jetë në të njëjtën listë me vendet e botës së tretë ku kontrolli i ligjit është fare modest, përbën një kambanë alarmi për ekonominë.

I pyetur nga gazetarja Megi Fagu në SYRI TV, Mentor Kikia tha: Ky është një lajm i keq për Shqipërinë. Të jesh një nga destinacionet globale apo parajsat e pastrimit të parave është pa dyshim një lajm i keq jo thjesht për imazhin në nivel ndërkombëtar, por për ekonominë e vendit.

Pastrimi i parave është përfolur jo thjesht kjo në kafenetë e Tiranës, por në të gjitha raportet ndërkombëtare për shkak të një bumi të industrisë së ndërtimit , i cili në njëfarë mënyre nuk justifikohet mbi bazën e kërkesë ofertës, me faktin që në shumë pallate në Tiranë, çmimet janë të denja për kryeqytetet e Evropës, ku niveli i jetesës dhe niveli i pagave është shumëfish më i lartë se i Tiranës.

Pra, është një treg i pajustifikuar i pasurisë së patundshme dhe pyetja që është ngritur vazhdimisht është: Kush i blen këto objekte që ndërtohen dhe që çmimet rriten nga vitit në vit?! Që këtu kanë lindur edhe dyshimet e ekspertëve mbi pastrimin apo larjen e parave që vijnë nga aferat e korrupsionit apo nga bota e krimit dhe që investohen në këtë fushë, në këtë biznes.

Kjo u konsiderua edhe nga qëndrimet e fundit të BE-së në raport me përpjekjet e Shqipërisë për të miratuar një ligj të ashtuquajtur “për pasaportat e arta”, për t’i dhënë mundësinë njerëzve të pasur që vijnë nga vende të tjera pa konsideruar në mënyrë absolute backgroundin se kush është, çfarë bën, por thjesht fakti që këta mund të vijnë me një sasi të konsiderueshme parash dhe mund të investohen në Shqipëri, t’u lejojë atyre të marrin pasaportat.

Këtu kishte një kontestim masiv nga Bashkimi Evropian pikërisht për faktin se këta njerëz që mund të jenë pastrues parash vijnë në këtë vend dhe gjejnë hapësirë ku legjislacioni ose nuk është i saktë, ose nuk zbatohet.

Megjithatë, prapë për t’u rikthyer te parashtrimi që ju bëtë, një vend në NATO, një vend që është në proces negociatash tashmë me Bashkimin Europian për anëtarësimin, të jetë në një listë me vendet e botës së tretë ku kontrolli i ligjit është fare modest apo me vendet që konsiderohen botërisht si parajsa fiskale për shkak të legjislacionit që kanë adoptuar, pra të jetë edhe Shqipëria në këtë stad është një gjë që duhet të thjesht shqetësuese, por një kambanë alarmi për ekonominë, pasi nuk është thjesht çështja e imazhit, po është dëmi katastrofik që i bëhet garës së drejtë, konkurencës së lirë dhe standardit të jetesës së qytetarëve,” theksoi Kikia./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco