Operacioni në kampin MEK/ Meta: Aksion politik në bazë të pretendimeve të regjimit iranian

16:26, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i PL-së, Ilir Meta e ka quajtur aksion me prapavijë politike operacionin e policisë dy ditë më parë në kampin MEK në Manëz.

Në deklaratën për shtyp, Meta u shpreh se kemi të bëjmë me një sjellje jo transparente nga ana e qeverisë shqiptare dhe se ky aksion është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian ne veprimtarinë e supozuar kundër këtij regjimi.

Meta: Sa i takon aksionit të fundit policesk dhe politik ndaj kampit Ashraf mund të themi me bindje të qartë se ky aksion është kryer në bazë të pretendimeve të regjimit iranian ne veprimtarinë e supozuar kundër këtij regjimi. Ju e dini se qeveria jonë dhe jo vetëm ka konstatuar se regjimi iranian ka hakërruar sistemin e komunikimit elektronik të qeverisë dhe këto grupe të regjimit iranian kanë ekspozuar të dhëna dhe kanë kërcënuar qeverinë shqiptare se do publikojnë të dhëna edhe më problematike për të. Pra në vlerësimin tim kemi të bëjmë me një sjellje jo transparente nga ana e qeverisë shqiptare.

Kemi të bëjmë me një veprim politik. Kemi dëgjuar se angazhimi i tyre politik në kundërshtim me statusin e tyre është një nga shkaqet që është arritur  në një vlerësim se ata kanë bërë një shkelje me shtetin shqiptar. Por këto aktivitete janë bërë publike.

Ajo që mua me shqetëson është humbja e jetës së një banori të këtij kampi në momentin e zbatimit të këtij aksioni policesk, e cila nuk duhet të kishte ndodhur dhe njëkohësisht lëndimi i shumë banorëve të tjerë të kampit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco