SYRI TV/ Berisha flet për aksionin në kampin e Manzës: Të japë doreheqjen ministri i Brendshëm

15:41, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si aktakuzë të turpshme të bazuar në shpifje,  aksionin dhe akuzën ndaj  muxhahedinëve, në kampin e Manzës duke kërkuar  që kjo çështje të futet për diskutim në rend dite, në kuvend. Por mazhoranca refuzoi të hedhë kërkesën në votim, duke thënë se ky aksion i prokurorisë po përdoret politikisht. 

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi futjen në rendin e ditës, në Kuvend, aksionin e policisë ndaj muxhahedinëve, në kampin e Manzës, duke e cilësuar të sajuar  aktakuzën që rëndon ndaj  tyre. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe mbajtjen e një minutë heshtje, për viktimën që humbi jetën, pasi policia ndërhyri në kampin e muxhahedinëve.

Por mazhoranca refuzoi  kërkesën e liderit të opozitës, me justifikimin që nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë. 

Mazhoranca zgjodhi të heshtë sërish për këtë çështje, ndërsa opozita prej ditësh, akuzon qeverinë se shkeli ligjet dhe konventat ndërkombëtare,  duke ushtruar dhunë mbi refugjatët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco