VIDEO-SYRI TV/ Akuzohet se bleu vota për PS, Veliaj i jep tender 4.5 mln euro Salillarit

14:36, 22/06/2023
A+ Aa A-

Kompania ’Salillari’’ ndonëse ka dy çështje të hapura me drejtësinë shqiptare, vijon të jetë përfituesja më e madhe nga institucionet e drejtuara prej Rilindjes. Së fundi ajo u shpall fituese nga Bashkia Tiranë për tenderin 4.5 milionë euro për ndërtimin e qendrës “TEDA”, në periferinë perëndimore të kryeqytetit. Pëllumb Salillari është nën hetim për katet pa leje të një pallati në Liqenin e Thatë, si dhe akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 Majit.

SYRI TV

Kompania “Salillari” dhe pronari i saj, Pëllumb Salillari kanë më së paku dy çështje të hapura me drejtësinë në Shqipëri. Prej disa muajsh ata janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për ndërtim të paligjshëm, lidhur me katet shtesë të një godinë shumë-katëshe në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë. Gjithashtu, Salillari është nën hetim nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), nën akuzë se ka blerë vota për Partinë Socialiste gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023. Pavarësisht këtyre telasheve, Salillari vijon të përfitojë shuma gjigande nga fondet publike, nëpërmjet tenderave të zhvilluara nga institucionet e drejtuara prej Rilindjes.

Në mes të kësaj jave, Bashkia e Tiranës ka shpallur rezultatet e procedurës së prokurimit publik për ndërtimin e qendrës “TEDA”, në periferinë perëndimore të kryeqytetit. Tenderi kishte fond limit mbi 480 milionë lekë të reja ose rreth 4.5 milionë euro.

Në përfundim, procedurën e fitoi kompania “Salillari”.Të dhënat zyrtare tregojnë se shoqëria e Pëllumb Salillarit ka qenë në një garë të fortë me shoqërinë “Shkëlqimi 07”, në pronësi të familjarëve të Agron Kapllanajt, kandidatit të grupimit “Basha-Alibeaj” në zgjedhjet e fundit lokale.Gara mes përfituesve të mëdhenj të Rilindjes përfundoi në favor të Salillarit, i cili vijon të jetë një prej biznesmenëve më të afërt të qeverisë dhe përfitues kryesor i saj.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco