Basha përsërit Kuvendin e 1958 karrigeve, mbledh Këshillin me 30 % të anëtarëve

16:51, 20/06/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka vijuar rrugën për thellimin e përçarjes së Partisë Demokratike dhe pengmarrjen e siglës. Me vetëm 30 % të anëtarëve, Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, e pa kuorum ka ka vendosur hapjen e garës për kryetar, për rizgjedhjen e vetës. Veç bojkotit të anëtarëve të Këshillit, Basha u bojkotua edhe nga deputetët ku nga 46 deputetë I kanë mbetur vetëm 7 që ndjekin rrugën e tij.  

Pasi uli 5004 persona në 1958 karrige, Lulzim Basha ka vijuar me një tjetër farsë për të mbajtur peng logon e Partisë Demokratike. Partia e vulës ka mbledhur sot me dyer të mbyllura Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik. Nga 453 anëtarë që kishte në total Këshilli, kanë mbetur 329 pasi 124 anëtarë janë përjashtuar si pjesë e grupimit të Rithemelimit që kanë kandiduar me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Gjithashtu 155 anëtarë kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar. E në këto kushte Lulzim Basha arriti të mbledh 174 anëtarë, pra 30% e Këshillit Kombëtar, duke vijuar me farsën e pengmarrjes edhe pse nuk arriti të plotësojë kuorumin e të cilësuarit prej tij si Këshilli Kombëtar.

Ndërkohë 39 nga 46 deputetët e kanë bojkotuar gjithashtu mbledhjen, mes të cilëve edhe 17 deputetët që deklaroi ditën e djeshme Gazment Bardhi, të cilët kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin më parë zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë. Sipas të gjitha llogarive, mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të partisë së vulës është zhvilluar me 174 persona të pranishëm, por të paidentifikuar si anëtarë të këshillit.

Të pranishëm në takimin e këshillit të vulës ishin 7 deputetë, që kanë qenë më herët ‘pro’ 29 korrikut. Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Çollaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu janë të vetmit deputetë që po vijojnë të ndjekin Lulzim Bashën në vijimin e thellimit të përçarjes së Partisë Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco