SYRI TV/ Studentët e Mjekësisë në protestë, kundër detyrimit për të punuar në vend: Standard, jo diktaturë

15:57, 20/06/2023
A+ Aa A-

Studentët e mjekësisë në Tiranë  janë ngritur në protestë, ku kanë kundërshtuar kontratën që I detyron të punojnë në Shqipëri për 3 vite pas përfundimit ë studimeve, ose në të kundërt të paguajnë 13 fishin e shumës reale. Sipas studentëvemjekët në Shqipëri duhet të trajtohen më standard, në mënyrë që të mos largohen.

SYRI TV

Dhjetra studentë të Mjekësisë këtë të martë kanë protestuar përpara rektoratit në shenjë

kundërshtie për draftin që i detyron ata që të punojnë në Shqipëri për 3 vite, ose në të kundërt të paguajën 13 fishin e vlerës aktuale të studimeve.

Të rinjtë e shohin këtë si një formë diktature, pasi do të pengohen të punojnë dhe jetojnë aty ku dëshirojnë, ndërsa thonë se nuk kanë mundësi të paguajnë këtë shumë marramendëse.

Ata gjithashtu I kanë bërë thirrje qeverisë t’I trajtojë mjekët ashtu si duhet, në mënyrë që ata të mos detyrohen të largohen nga vendi.

Nëse qeveria dhe ministritë përkatëse nuk tërhiqen nga ky propozim, studentët thonë se do të vijojnë protestat, deri në përshkallëzim të tyre.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco