SYRI TV/ Aksioni i policisë ndaj muxhahedinëve, Berisha: OKB dhe SHBA të hetojnë ngjarjen

15:56, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje OKB dhe SHBA-ve të hetojnë aksionin e policisë, ndaj muxhahedinëve të vendosur në Manzë. Lideri i opozitës e cilësoi ndërhyrjen e policisë, një krim të rëndë, që shkel ligjet dhe konventat ndërkombëtare. 

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar për aksionin e policisë  në kampin e muxhahedinëve në Manzë. Në një  dalje nga selia blu, lideri i opozitës i bëri thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s, të hetojnë, aksionin ndaj refugjatëve iranianë të strehuar në Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike dënoi  dhunën policore ndaj muxhahedinëve, duke e cilësuar ndërhyrjen e qeverisë, si një krim të rëndë.

Ish-kryeministri Berisha foli edhe sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve shqiptare, duke akuzuar kryeministrin se para këtyre sulmeve, ishte vetë ai që publikoi të dhënat  personale të  qytetarëve shqiptarë.

Kreu i demokratëve theksoi se PD është një parti që dënon terrorizmin por nuk pranon dhunën e ushtruar ndaj refugjatëve iraniane.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco