SYRI TV/ Në Kosovë tensione, në Tiranë festë serbe. Diplomati Mal Berisha kundër festimeve në Opera

15:53, 20/06/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që dhuna e bandave serbe vijon në veri të Kosovës, në Tiranë festohet me orkestër serbe. Në kuadër të nismës Open Balkan, Orkestra Filarmonike e Beogradit do të përformojë në Tiranë, duke regjistruar kushtu një karshillik ndaj dhunës serbe në Kosovë. Për diplomatin Mal Berisha, ky veprim do të sjell zhgënjim tymek shqiptarët e Kosovës.

SYRI TV

Për Ballkanin e Hapur, një nismë e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ato tensione nuk ekzistojnë dhe dhuna e bandave serbe në veri të kosovës merr përgjigje me koncert të përbashkët në Tiranë. Kjo sjellje e qeverisë shqiptare, është kritikuar nga diplomati Mal Berisha, i cili nuk përjashton që një sjellje e till e festimet serbo-shqiptare në Tiranë do të sjellin edhe më shumë zhgënjimin e shqiptarëve të Kosovës.

Situata e paprecedentë në trojet e Kosovës veriore, nga ana tjetër mbajtja e koncertit në nder të 100 vjetorit të Orkestrës Filarmonike të Beogradit, sipas diplomatit vë në pikëpytje dashurinë e shqiptarëve të Kosovës ndaj shqiptarëve të Shqipërisë.

Shqiptarët janë kundër nismës së “Ballkanit të hapur” u shpreh diplomati Mal Berisha, kurse festa e shqiptarëve në Tiranë vjen në një periudhë delikate për Kosovën, kur rrezikon zhbërjen.  

 

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco