SYRI TV/ Operacioni në kampin e MEK, debate te Siguria. Noka e Xhaferraj: Çuçi të vijë të japë llogari

15:24, 20/06/2023
A+ Aa A-

Operacioni i policisë në kampin e MEK nxiti debate të forta në Komisionin e sigurisë. Deputetët e PD dënuan dhunën policore ndaj iranianëve, ndërsa kërkuan në interpelancë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, që të japë llogari mbi ngjarjen. Zv. ministri Julian Hodaj deklaroi se ministria e Brendshme nuk ka informacion për aksionin e policësë në Manzë, që për opozitën lexohet si mosfunksionim i shtetit.

SYRI TV

Aksioni i policisë në  kampin e Muxhahedinëve në Manzë, shkaktoi debate në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ku opozita kërkoi interpelancë me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi për të dhënë llogari mbi ngjarjen.

Deputetët demokrat Flamur Noka dhe Ferdinand Xhaferraj deklaruan se sjellja e dhunshme e policisë ndaj iranianëve është e papranueshme, teksa kërkuan informacion nga përfaqësuesit e ministries së Brendshme të prnaushëm në seancë, për situatën e tensionuar në Manzë.

Zëvendës ministri Julian Hodaj  deklaroi se Ministria e Brendshme nuk ka dijeni për aksionin e policisë, ndërsa theksoi se ka informacione për një vendim gjykate. 

Kjo deklaratë, për deputetin Flamur Noka tregon se po tentohet që çështja të mbahet sekrete osë në të kundërtën shteti nuk funksionon.

Debatet u bënë gjatë mbledhjes së Komisonit të Sigurisë, ku u miratuan projekt ligjet “Për sigurimin shoqëror të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, punonjësve të policisë dhe SHISH, si dhe ligji për marrëveshjen e hapjes së pikës së përbashkët të kalimit kufitar shën Nikolla - Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar.

    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco