Kreshnik Çollaku dje thoshte nuk mbledhim dot KK se s'ka kuorum, sot sulmon gazetarët pse e pyesin për numrin e pjesëmarrësve

Kreshnik Çollaku dje thoshte nuk mbledhim dot KK se s'ka kuorum, sot sulmon gazetarët pse e pyesin për numrin e pjesëmarrësve

15:19, 20/06/2023
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Kreshnik Çollaku tha se organet e PD së vulës nuk mblidhen pasi nuk ka njerëz.

 “Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në Këshill, kështu që nuk ka çfarë të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar.”,- ka thënë ai.

Sot kjo gjë ka ndodhur. Ata janë mbledhur, por kanë mbyllur dyert për të fshehur numrin e pakët të pjesëmarrësve.

Farsa e Bashës vazhdoi edhe sot, sajuan një mbledhje dhe mbyllën dyert e sallës ku gjoja po zhvillonte punimet Këshilli Kombëtar i vulës.

Kreshniku, menjëherë pas 'mbledhjes' ka sulmuar mediat: “Ju sfidoj të shkoni në çdo subjekt tjetër politik, e rëndësishme është që të zhvillohet debati, edhe përmes kundërshtimve. Kjo parti do vazhdojë të ecë në procesin e formës së prerë. Ata që manipulojnë shifrat… Forumi u bë, vendimet u morën. Për Bashën apo këdo tjetër, mendimet personale i jap… Këtu jam si drejtues. Nuk jemi përçarë, kemi mendime ndryshe, Ju bëni manipulime.”,- ju është drejtuar Kreshniku i Lulit gazetarëve pas daljes nga salla.

Sulmet e tij ndaj gazetarëve erdhën pas pyetjeve për numrin e saktë të pjesëmarrësve në KK. Gjë të cilën Kreshniku e pohoi disa ditë më pare, siç cituam më lart.

Sa herë Lulzim Basha kryen ndonjë manipulim brenda PD-së së vulës ai u lëshon gazetarëve dhe publikut gjithmonë Kreshnik Çollakun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco