SYRI TV/ Kalaja e Gjirokastrës me koncesion si Butrinti, turistët paguajnë dy bileta për ta vizituar

15:12, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kalaja e Gjirokastrës do t’i jepet për menaxhim një fondacioni të huaj. Ndërsa pritej unifikim në një biletë të vetme, pasi  një turist paguante 2 bileta një në hyrje e tjetrën për të parë Muzeun e Armëve, Ministria e Kulturës ka vendosur ta japë për administrim afatgjatë ashtu si Butrintin.

SYRI TV

Kalaja e Gjirokastrës mbetet një nga atraksionet më të rëndësishme. Por një vizitori vendas apo të huaj i duhet të paguajë 2 bileta, një në hyrje të kalasë dhe një tjetër në muzeun e armëve që ndodhet brenda saj. Prej shumë vitesh po vijon kjo problematikë, ku edhe pse është premtuar unifikimi në një biletë të vetme, ende nuk është mundësuar, pasi të ardhurat e biletës në hyrje të kalasë prej 400 lekësh i merr Ministria e Kulturës dhe atë të muzeut me vlerën e 200 lekëve bashkia. 

Muzeu  i Armëve që ndodhet në brendësi të kalsë së Argjiros, vizitohet nga një numër shumë i ulët turistësh për shkak të kësaj bilete të dytë.

“Është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Një vend shume i bukur që është ruajtur tradita mbi të gjitha për arkitetkturën e shtëpive në Gjirokastër. Kalaja është shumë e bukur. Sipas meje do të ishte më mirë të kishte vetëm një biletë psh. 400 lekë nëse do ishte në një të vetme të gjithë do të kishim mundësi të shikonim gjithçka. Ne nuk e kemi vizituar muzeun, kështjellën po.’’

“Është hera e dytë që vizitoj Shqipërinë, kam qënë vitin e kaluar dhe jam rikthyer sërish. Nuk e kemi vizituar muzeun, nëse mund të bëhet një biletë e vetme, do të shihnim edhe muzeun, do të ishte shumë mirë”.

Por duket se dhe kalaja e Gjirokastrës do t’i jepet një fondacioni të huaj, pasi Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pyetur mbi problematikën tha se janë duke shqyrtauar menaxhimin me një plan afatgjatë.

Prej muajit janar deri në qershor, kalaja e Gjirokastrës është vizituar nga rreth 50 mijë turistë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco