SYRI TV/ Studentët e Mjekësisë: Na detyrojnë të punojmë 3 vite këtu, nëse refuzojmë, tarifë 5 mijë euro

15:07, 20/06/2023
A+ Aa A-

Studentët e Mjekësisë janë ngritur në protesta pas planit të qeverisë për të vendosur një tarifë prej 5 mijë eurosh për ata që duan të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit.

Studentet e mjekësisë në Tiranë kane daleë kundër propozimit të ministrisë së Arsimit dhe Shendetesie që i detyron ata të punojnë të paktën 3 vite në Shqipëri ose në të kundërt duhet të pagujnë tarifen reale të studimeve sipas ministrisë 5 mijë euro.

Studentet shprehen të revoltuar se vendimi është i paligjshëm dhe detyrimi për të punuar në Shqipëri, i pengon ata të zgjedhin të lirë vendin ku duan të punojnë. Të rinjtë theksojnë se detyrimi, bie ndesh me parimet demokratike dhe nuk është zgjidhje.

Ne rast se studentët refuzojnë të nënshkruajnë këtë kontratë me fakultetin që i detyron të punojnë për 3 vite në vend, duhet të paguajnë tarifën 5 mijë euro.

Por rritja e tarifës së studimeve prej 5 mijë euro është marramendëse theksojnë studentet dhe nuk mund të paguhet. Ky propozim, theksojnë studentët duhet të tërhiqet sa më parë ose do përshkallëzojnë protestat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco