124 përjashtime në emër të ‘bashkimit’, 155 e bojkotojnë/ Basha kyç KK-në, merr vendime me 30% të anëtarëve

124 përjashtime në emër të ‘bashkimit’, 155 e bojkotojnë/ Basha kyç KK-në, merr vendime me 30% të anëtarëve

14:41, 20/06/2023
A+ Aa A-

Partia e vulës ka mbledhur sot me dyer të mbyllura Këshillin Kombëtar për të miratuar vendimin e kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik.

Nga 453 anëtarë që kishte në total Këshilli, kanë mbetur 329 pasi 124 anëtarë janë përjashtuar si pjesë e grupimit të Rithemelimit që kanë kandiduar me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Gjithashtu 155 anëtarë kanë bojkotuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Sipas burimeve për mediat, në total në mbledhje ishin 174 anëtarë, pra 30% e Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë 39 nga 46 deputetët e kanë bojkotuar gjithashtu mbledhjen e KK-së, mes të cilëve edhe 17 deputetët që deklaroi ditën e djeshme Gazment Bardhi, të cilët kanë qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar përpara se të zhvilloheshin më parë zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë.

Sipas të gjitha llogarive, mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të partisë së vulës është zhvilluar me 174 persona të pranishëm, por të paidentifikuar si anëtarë të këshillit.

Të pranishëm në takimin e këshillit të vulës ishin 7 deputetë, që kanë qenë më herët ‘pro’ 29 korrikut.

Merita Bakiu, Eralda Tase Bano, Kreshnik Çollaku, Seladin Jakupllari, Flutura Açka, Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu pritet të votojnë 'pro' mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin e PD-së në 29 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco