‘Tre vite punë të detyruar’/ Studentja: Para se të frenoni ‘eksodin’, pyesni veten pse ikin mjekët?!

‘Tre vite punë të detyruar’/ Studentja: Para se të frenoni ‘eksodin’, pyesni veten pse ikin mjekët?!

11:26, 20/06/2023
A+ Aa A-

Studentët e Mjekësisë janë ngritur sot në protestë, duke kundërshtuar draftin e qeverisë që i detyron ata që të punojnë në Shqipëri për 3 vite pas diplomimit në të kundërt do të paguajnë një tarifë prej 5 mijë eurosh në vit.

Një përfaqësuese e tyre theksoi se studentët ishin kundër kësaj ideje, ndërsa shtoi se ky rregull nuk është zgjidhje për të frenuar ikjen e mjekëve. 

Sipas saj, para se qeveria të frenojë 'eksodin', duhet të pyesi se përse po ikin mjekët.

Protestuesja: Ky vendim nuk ka lidhje me planin për të ndaluar ikjen e mjekëve. Në takimin e djeshëm na u tha se drafti nuk është përgatitur por propozimi është ende në nivel diskutimi. Ne jemi të bashkuar sot për qëllimin tonë të përbashkët për të kundërshtuar këtë ide, propozim draft apo çfarë do qoftë në lidhje me këtë çështje. Detyrimi për të punuar në vend për tre vite pas studimeve, në të kundër pagimi i një tarife 13 herë më të lartë se ajo që paguhemi, pra rreth 5 mijë euro në vit nuk është zgjidhje. Detyrimi në çfarë do lloj forme nuk është zgjidhje. Këtë alternativë të paraqitur nga ana e dy ministrive dhe rektoratit të Universitetit të Mjekësisë e konsiderojmë të padrejtë dhe të pa pranueshëm për disa arsye. Së pari kjo bie ndesh me parimet demokratike, atë të lëvizjes së lirë. Një vend si Shqipëria, që synon BE, është vendim shumë diskriminues. Nuk pretendohet se shkollimi vlen kaq shtrenjtë. Nuk do ta pranojmë këtë vendim. Nuk duam që në shtator të gjendemi pabesisht. Pyeteni veten se pse po ikin mjekët? Çfarë po bëni për t’i mbajtur? Përmirësoni arsimin dhe sistemin shëndetësor. Përmirësoni kushtet. Studentët e Mjekësisë ftohen, jo detyrohen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco