Mblidhet Kolegji për Kuçovën, Maliqi: KAS i detyruar të hapë kutitë, ne i çuam provat dhe as nuk i shqyrtuan

Mblidhet Kolegji për Kuçovën, Maliqi: KAS i detyruar të hapë kutitë, ne i çuam provat dhe as nuk i shqyrtuan

11:02, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kolegji Zgjedhor ka zhvilluar sot një seancë për ankimimin e Koalicionit Bashkë Fitojmë për mosnjohje të rezultatit në bashkinë Kuçovë.

Përfaqesuesit ligjor i BF ka deklaruar se kanë nisur KAS ka hedhur poshtë ankimimet e bëra prej tyre para se ato të dorëzoheshin.

"Kemi nisur me ankimimet për këtë bashki, që prej nxjerrjes së kandidatëve.

KAS ka hedhur poshtë ankimimet tona më perpara se ne ti dorëzonim.

KAS mori vendime absurde nuk u shqyrtuan fare kërkesat, përfaqësuesit e KAS e kanë shkelur disa herë ligjin duke hedhur poshtë kërkesat pa i shqyrtuar," tha ai.

Kandidati i Bashkë Fitojmë për këtë bashki, Lefter Maliqi deklaroi se KAS është i detyruar të hapë kutitë pasi provat janë dorëzuar.

"KAS është i detyruar të hapë kutitë, ne i çuam provat dhe as nuk i shqyrtuan ato. Unë besoj dhe vlerësoj te gjykimi i drejtë.

Kemi kapur disa herë votime në grup. Kemi kapur rastet që u braktisën kutitë e votimit. Kemi raste ku kanë qënë 500 fletë votimi se kishin bojë të rrëshqitshme që janë quajtur të rregullta," tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco