'Protestë kundër Gjatës, Kushit dhe Manastirliut' / Berisha: Studentët kërkojnë liri...

'Protestë kundër Gjatës, Kushit dhe Manastirliut' / Berisha: Studentët kërkojnë liri...

10:32, 20/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratik,e Sali Berisha, mbështet protestën e organizuar nga studentët e mjekësisë kundër punësimit të detyrueshëm.

‘Do do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara universitetit, pasi kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria, kerkojnë liri në zgjedhjet e tyre’, shkruan Berisha në Facebook.

POSTIMI I PLOTE

Studentët e mjekësisë në protestë!

Do do të protestojnë sot në orën 11:00 përpara universitetit, pasi kundërshtojnë diskutimet mes rektorit Gjata, ministrave Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria, kerkojnë liri në zgjedhjet e tyre.

Mbështetje të plotë protestës së tyre të drejtë.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe e Arsimit, Evis Kushi janë takuar me studentët e mjekësisë të premten ku propozuan punësimin dhe kontributin e tyre në atdhe pas përfundimit të studimeve, për një periudhë të caktuar kohore.

Sipas qeverisë ky nuk është vetëm një kontribut për vendin, por edhe një mundësi që studentët të mundet të marrin më shumë eksperiencë për formimin profesional.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco