Grenell: Në kohën e Trump u fol edhe për heqjen e NATO-s nga Kosova

Grenell: Në kohën e Trump u fol edhe për heqjen e NATO-s nga Kosova

10:21, 20/06/2023
A+ Aa A-

Ish-i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Grenell, tha se administrata e Donald Trump ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për të afruar Kosovën dhe Serbinë.

“Për shkak se ne ishim duke bërë aq shumë progres, ne diskutuam idenë potenciale për heqjen e NATO-s nga Kosova në vitin 2020”, tha ai në Real America’s Voice.

Grenell tha se Kosova e Serbia u pajtuan për zhvillim ekonomik, për hapje të kufijve dhe se pati marrëveshje edhe për fluturime mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai tha se administrata e Joe Biden vendosi që të ndryshojë politikat ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se tani BE-ja është në krye.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco