'Nuk e ke të gjatë'/ Paralajmërimi ndaj Gjicit dhe fiksimi i tij me sigurinë

'Nuk e ke të gjatë'/ Paralajmërimi ndaj Gjicit dhe fiksimi i tij me sigurinë

09:49, 20/06/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera nga hetimi i SPAK për videon seksuale të Safet Gjicit.

Në emisionin “Open” ajo tha se prej kohësh Gjici nuk lejonte njeri të futej në zyrë me celular. Sipas saj, ditën që gruaja në ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur tek cepi i çantës.

Po ashtu Lala tha se në një mbledhje të bërë pak kohë më parë, një prej këshilltarëve i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.

“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celular. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur në një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK.

Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një tutor nga pas? Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK.

Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë", tha Lala.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco