Krasniqi: Prioritet për perëndimin ishte siguria në rajon, Kurti ka rrezikuar destabilizimin

22:06, 19/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të folur për situatën dhe krizën me serbët në veri të Kosovës ishte kryetari i PDK,  Memli Krasniqi.

Krasniqi është shprehur se Kurti ka filluar të gabojë që në fillim të qeverisjes së tij pasi procesi i dialogut nuk ishte prioritet për të por e trajtoi vetëm për konsum të brendshëm politik në Kosovë.

Humbja e ambicies nga ana e ndërkombëtarëve ka ndodhur për faktin se në 1 vit të fundit kur ka pasur një dinamikë të re në dialog e vetja gjë që kemi prodhuar janë krizat. Kjo krizë filloi me targat, më pas me zbatimin e marrëvehsjes për energjinë, pastaj filluan barrikadat, pastaj kishte marrëveshje në shkurt dhe më vonë u futem në fazën e fundit

Nuk ka pasur në vitin e fundi asnjë periudhë pa krizë, deshëm apo nuk deshëm ne Kosova ka konotacionin e sigurisë. Nevoja për të pasur një stabilitet për të mos të krijuar një mundësi për keqpërdorim nga ana e Rusisë sic ka bërë në Mal të Zi, Bosnje e Maqedoni edhe perëndimi në këtë fazë ka apsur piritet sigurinë.

Mosgadishmëria e Kurtit për të qenë këmbëngulës për të arritur marrëveshjen ka qenë ndikuese, për Vuçiç mbajtja e statuskou pa marrëveshje në njëra anë dhe krijimin e krizave kur ka një lëvizje qytetare ndaj tij ka qenë e favorshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco