Salianji: SHISH i mbushur me militantë! Informacione të deklasifikuara përdoren për shantazh

Salianji: SHISH i mbushur me militantë! Informacione të deklasifikuara përdoren për shantazh

13:27, 19/06/2023
A+ Aa A-

Pas debateve në Komisionin e Sigurisë, i cili dështoi në raportin e drejtoreshës së SHISH, deputeti i PD-së Ervin Salianji u shpreh se opozita donte të parashtronte disa shqetësime në lidhje me këtë institucion.

Në një prononcim për mediat, Salianji rreshtoi tre shqetësimet e opozitës në lidhje me drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ku sipas tij çështja kryesore që krijoi sherrnajën në komision ishte pyetja nëse ‘ka pasur shkarkim nga agjencia e inteligjencës në Kosovë për shkak të lidhjeve me Serbinë’.

Gjithashtu deputeti Ervin Salianji në pyetjet e parashtruara për drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, theksoi se ky institucion është mbushur me militantë të PS.

Salianji: Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit, mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision.

Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkim nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës.

Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd.

Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i katërt ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh, duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion. Për këto nuk morëm pyetje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë.

Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie, deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për t'u pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejtë.

I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re. Kam pasur 5-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco