SYRI TV/ Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra e Berati me reduktimin më të lartë

SYRI TV/ Qytetet e UNESCO-s po shuhen, Gjirokastra e Berati me reduktimin më të lartë

13:20, 19/06/2023
A+ Aa A-

Popullsia në Shqipëri është zvogëluar ndjeshëm, ku sipas INSTAT janë larguar rreth 600 mijë persona. Por ajo që vihet re nga të dhënat e publikuara, qytetet që kanë braktisjen më të lartë janë Gjirokastra dhe Berati ndonëse janë pjesë e listës së Trashëgimisë kulturore Botërore (UNESKO) dhe janë destinacionet më të prefereuara për turistët.

SYRI TV

Viti 2022 shënoi reduktim të ppullsisë me mbi 31.8 mijë persona, ku në disa qarqe, rënie ishte gati tre herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Përveç Tiranës, popullsia e të gjitha qarqeve ishte me rënie, por në Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Lezhës reduktimi ishte më i fortë se në tjerat.

Të dhënat e INSTAT, që marrin në konsideratë llogaritjen vjetore të popullsisë, tregojnë se, popullsia e Gjirokastrës pati rënin më të fortë vjetore me 3.5%.

Ky qark ka treguesit demografikë më të përkeqësuar në vend për shkak të plakjes së popullsisë.

Largimet masive dhe rënia e lindjeve, po e çojnë Gjirokastrën drejt minimizimit edhe pse është një nga destinacionet më të preferuara për turizëm. Berati renditet i dyti me tkurrjen më të fortë vjetore të popullsisë me rreth 3.1%. Popullsia e këtij qarku u reduktua me mbi 3600 persona brenda një viti.

Dekadën e fundit, Berati po pëson një tranzicion demografik me të fortë të qarqet e tjera. Këto zhvillime po reflektohen në reduktimin më të fortë të popullsisë që gjithashtu po ul normës së lindjeve.

Pas Beratit, norma e më e lartë rënies se popullsisë ishte në Dibër me 2,9%. Edhe pse qarku u lidh me Kryeqytetin nëpërmjet rrugës së re që shkurtoi distancën në pak më shumë se një orë, sërish zona po braktiset

Pas Dibrës, normën më të lartë të rënies të popullsisë e pati Lezha me 2.6% brenda një viti. Qarku që ka një turizëm bregdetar, që po zhvillohet fort vitet e fundit, u pakësua me 3100 banorë vitin e kaluar, teksa bizneset në zonën janë në emergjencë për punonjës.

Gjithashtu rënie të popullsisë me shumë se mesatarja kombëtare kishin qarqet e Elbasanit (2.5%), Fierit me (2.4%) dhe Korça me (2.5%).

Matjet e tërthorta të INSTAT tregojnë se, janë larguar nga vendi gjatë dekadës së fundit 230 mijë deri në 600 mijë persona.

RËNIA E POPULLSISË

Qarku Gjirokastër 3.5%

Qarku Berat         3.1 %

Qarku Dibër         2.9%

Qarku Lezhë        2.6%

Qarku Elbasan    2.5%

Qarku Korçë       2.5%

Qarku  Fier         2.4% 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco