KAFE SHQETO/ Shqipëria legalizon hashashin, reagime të ashpra kundër vendimit të qeverisë

12:57, 19/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në Kafe Shqeto” ku ka komentuar projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor miratuar nga Këshilli i ministrave.

Vasili u shpreh se ky projektligj tashmë e ka kthyer Shqipërinë nga De Facto në De Jure, dhe se ky vendim nuk ishte i parashikueshëm të ndodhte.

Pjesë nga deklarata e tij: 

Ola: A po kthehet Shqipëria në një plantacion kanabisi tashmë?

Petrit Vasili"Kjo është e padiskutueshme sepse Shqipëria është një plantacion kombëtar i kanabisit. Ky është më në fund një veprim për ta kthyer nga De Facto në De Jure. Ne duhet të jemi objektiv, sepse nuk kishte asnjë premis dhe në asnjë mënyrë që kjo të ndodhte as më pak në Shqipëri sepse po ju them në 3 a 4 momente vetëm se çfarë thotë SHBA, për çështjen e kanabisit në Shqipëri.

Në raportet e tyre zyrtare Shqipëria konsiderohet si një pikë kyçe e Ballkanit.  Grupet shqiptare të krimit të organizuar dhe të trafikut të kanabisit janë të pranishëm në Amerikë, Itali dhe Ekuador.

Grupet shqiptare mendohet se kanë praninë e tyre në të gjitha hallkat e  trafikut si nga kultivimi, blerja transporti dhe shpërndarja deri tek zinxhiri i shitjeve".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco