Minimumi jetik 200 euro/ Berisha: Fondet janë, ato duhen përcaktuar me ligj në buxhetin e shtetit

Minimumi jetik 200 euro/ Berisha: Fondet janë, ato duhen përcaktuar me ligj në buxhetin e shtetit

12:42, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot në konferencën e PD për minimumin jetik, se fondet për pagesën prej 200 eurosh gjenden.

Ai tha se këto fonde, do përcaktohen me ligj në buxhetin e shtetit çdo vit.

“Është normale që çdo njeri të shtrojë pyetjen: ku do gjenden këto fonde? A i disponon Shqipëria këto fonde sot?

Unë ju garantoj se Shqipëria këto fonde i disponon plotësisht, por kjo kërkon që qeveria të mos vjedhë siç po vjedh qytetarët shqiptarë, të mos abuzojë me taksat dhe pasuritë publike.

Kjo kërkon që Shqipëria të ndërtojë punë publike me të njëjtat çmime që ndërtohen në BE, nuk po them më lirë. Por jo 8 herë më shtrenjtë.

Kjo kërkon që Shqipëria t’i japë fund kësaj vjedhje të tmerrshme me energjinë. Çdo ditë Rama-Balluku, shesin me çmime qesharake krahasuar me çmimet e bursës, energjinë elektrike, këtë pasuri publike të shqiptarëve. Në një kohë kur kanë inauguruar bursën e energjisë. Asgjë nuk kalon nga bursa. Edhe dje, po shesin jashtë burse më një çmim 30 euro më të lirë se bursa e Tiranës dhe rreth 60 euro më të lirë se bursa e Vjenës. Pritet në 2-3 ditët e ardhshme të shesin një sasi kolonale energjie sepse digat janë plot.

Shqiptarët duhet ta dinë se vjedhjet e kësaj qeverie kanë kufi vetëm qiellin. Bërtasin gjatë gjithë vitit se Shqipëria ka pasur vitin e kaluar 7.2 milionë turistë. A e dinë shqiptarët sa ka përfituar buxheti i shtetit nga këta miliona turistë? Ka përfituar 1.1 euro për turist. Ka fituar gjithsej 8 milionë euro.

A mund ta imagjinoni ju këtë? Çfarë ndodh? Të gjitha i vjedhin tatimorët, të gjitha janë informalitet. Janë të raportuar 3.2 milionë netë të fjetjes së turistëve, se të tjerët flenë në lëndina, por edhe nga këta, shteti ka inkasuar 8 milionë euro. Ky është shtet që vidhet njësoj si në novelat e Dino Buxatit.

Ne kemi përgatitur ligjin dhe ligji e detyron çdo qeveri që në buxhetin e shtetit, çdo vit të përcaktojë fondin e minimumit jetik.

Ligji është në parlament, por ne do bëjmë çmos që ta votojmë sa më shpejt,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco