SYRI TV/ Rama sulm dhe 'kërcënime' ndaj Kurtit, paralajmëron Republikë të KFOR-it në Veri

12:37, 19/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Kryeministrin Albin Kurtin, duke e paralajmëruar se  do humbasë veriun e Kosovës, nesë nuk u bindet kërkesave të aleatëve. Përmes një postimi në twitter Rama bëri thirrje edhe për lirimin e 3 policëve të Kosovës, që prej ditësh janë rrëmbyer nga forcat serbe. 

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet dhe presionet ndaj kryeministri Albin Kurti, duke paralajmeruar se Kosova mund të humbasë veriun, në rast se qeveria nuk pranon kërkesat ndërkombetare për de-eskalim. Përmes një postimi  në twitter, Rama deklaroi se nëse Kurti nuk pranon asocacionin, atëherë kontrollin ne veri do ta marre misioni paqeruajtës i KFOR-it. 

‘Nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova - sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë!’, thekson Rama.

Rama kërkoi  edhe lirimin e tre policeve të kosovës, që prej ditësh janë rrëmbyer nga forcat serbe, duke dhënë edhe një mesazh për Beogradin zyrtar.

‘Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!’, shkruan Rama.

Kryeministri, i cili prej javësh po ndërhyn në krizën e shkaktuar nga tensionet ne veri e përmbylli reagimin e tij,  duke iu drejtuar autoriteteve të Kosovës,  për t ju kujtuar se koha nuk pret, për ti dhene zgjedhje kësaj çështje. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco