Qëndrimet e Ramës për Kosovën, Zaimi: Transmetuesi i kërcënimeve qenka roli i ri i liderit të B. të Hapur…

Qëndrimet e Ramës për Kosovën, Zaimi: Transmetuesi i kërcënimeve qenka roli i ri i liderit të B. të Hapur…

12:35, 19/06/2023
A+ Aa A-

Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së ka reaguar pas situatës në të cilën po përballet Republika e Kosovës kohët e fundit.

Duke ju referuar qëndrimit të Ramës Zaimi shkruan se, “Kur dikush flet me ty e të kërcënon vëllain, detyra jote është t’ia mbyllësh gojën. Mos u bëj përçues e korrier për të”.

Postimi i plotë:

Transmetuesi i kërcënimeve qenka roli i ri i liderit të B. të Hapur.

Kur dikush flet me ty e të kërcënon vëllain, detyra jote është t’ia mbyllësh gojën. Mos u bëj përçues e korrier për të.

Ata që thonë “paguani për paqen” harrojnë se çfarëdo që t’u japësh shovinistëve, ata nuk do të ndalen, pas një kohe prapë do të bëjnë trazira.

Zgjidhje e vetme është izolimi i shovinistëve dhe demillosheviçizimi i Serbisë. Jo përkëdhelja e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco