Dasho: I rrezikshëm legalizimi i kanabisit në Shqipëri, do normalizojë përdorimin

11:59, 19/06/2023
A+ Aa A-

Qeveria ka miratuar projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.  Këshilli i Ministrave publikoi projektligjin e miratuar, ku specifikon një sërë kriteresh për ata që duan të marrin licencën, por edhe sanksionesh në rast shkeljesh.

I ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto” ishte mjeku Erion Dasho, i cili është shprehur se vendi ynë ka një problem shumë të madh me drogën dhe vendimi nga qeveria për k legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore nuk është i duhur.

Pjesë nga deklarata e tij:

Erion Dasho: “Në qoftë se të rinjve shqiptar i jepet sot mesazhi që kanabisi u përdorka edhe për qëllime mjekësore, atëherë u krijohet në një farë mënyrë një legalizim social, një legalizim shoqëror i përdorimit të kanabisit. Dhe kanabisi nga një fenomen i cili duhet të jetë shoqëror dhe shëndetësor i papranueshëm bëhet një fenomem shoqërisht i pranueshëm, pra derisa shteti po e lejon prodhimin e kanabisit nuk ka gjë të keqe dhe një adoleshent ta përdorë atë, të paktën kështu e mendon një adoleshent në mendjen e tij.

Pra fenomeni bëhet lehtësisht i pranueshëm ndërkohë që lëvizjet ndaj fenomeneve të dëmshme shoqërore kanë arritur në ekstreme. Australia e ka bërë një paketë duhani 40 dollarë australian sot, Suedia ka ndaluar konsumin e duhanit edhe në mjedisi të hapura pra nuk mund të pish duhan në rrugë të hapura në Suedi.

Ndërkohë që Shqipëria, vendi që ka një problem aq të madh me drogën, vendi që është kthyer në  burim për kanabisin evropian papritmas legalizon kanabisin duke arsyetuar me qëllime mjekësore. Nga të gjitha ato dhjetëra dhe mijëra  medikamente që ekzistojnë sot në botë dhe që tregu shqiptar ka nevojë për kanabisin, tani u kujtua qeveria shqiptare dhe ministria Manastirliu?!

Klea Sula/ syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco