KAFE SHQETO/ Skandali seksual i Gjicit, Taulant Koplikaj: Vajzës i ka ikur situata nga duart

11:53, 19/06/2023
A+ Aa A-

Taulant Koplikaj, autori i emisionit investigativ Piranjat, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka folur për video skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit.

Sipas Koplikaj, nga publikimi i kësaj video nuk është kursyer as vajza që ishte burimi i asaj video.

Një tjetër fakt i dhënë nga Koplikaj ishte edhe pjesa që kjo video nuk është publikuar nga asnjë media në vend edhe pse ekzistonte në celularët e drejtuesve.

Koplikaj: Ne që jemi profesionista e dimë që ka mënyra për të mbuluar vajzën. Këtu shihet qartë se nuk është kursyer edhe ajo për t'u futur në këtë vorbull, është trajtuar edhe ajo vetë si Gjici. Pavarësisht se ka qenë vetë kjo vajzë burimi i kësaj video dhe kjo më bën të kuptoj se edhe asaj i ka ikur situata nga duart. Ka kërkuar të bëjë diçka ndoshta në kuadër të një përfitimi financiar, por video ka rrjedhur, ndoshta edhe për shkak të negociatave që vetë vajza ka pasur me persona të ndryshëm, dikush ka arritur t’ia përvetësojë.

Nga sa shihet edhe teknikisht, vetë video është filmuar përmbi kompjuter, nuk është filmimi origjinal që është marrë nga personat që e kanë publikuar, është filmuar në një kompjuter. Ndoshta vajza i ka treguar një demo të kësaj video dhe personat e kanë regjistruar dhe e kanë publikuar më pas.

Video ka qarkulluar ditë më para në celular, ndoshta 2 apo 3 ditë edhe më parë dhe më në fund është publikuar. Më bën përshtypje që asnjë media nuk ka marrë guximin ta publikojë derisa është publikuar nga një faqe anonime dhe pastaj normalisht është publikuar edhe nga mediat, duke qenë të rezervuar në fillim, duke thënë që ekziston një video, ekziston një kryetar bashkie, kur të gjithë e kishin në celularët e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco