VIDEO/ Pak para skandalit seksual u publikua afera 10 mln euro Gjici-Veliaj

13:34, 17/06/2023
A+ Aa A-

Safet Gjici dha dorëheqjen dhe u shkarkua nga detyra pas publikimit të videos skandaloze duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Por prej kohësh, mediat dhe opozita kanë denoncuar faktin se ai ka përfituar miliona euro nga pushteti i Edi Ramës.

Sot është bërë e ditur se kjo shifër e tenderave që ai ka marrë nga Edi Rama shkon në mbi 112 milionë euro.

Ndërkohë, vetëm pak përpara publikimit të videos skandaloze, mediat denoncuan një tender 10 milionë euro të fituar nga Safet Gjici nga Ujësjellësi i Tiranës. Tenderi me vlerë rreth 10 milionë euro për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës u fitua nga një grup operatorësh, ku rolin kryesor e kishte shoqëria ‘Euro-Gjici’ e krijuar nga Safet Gjici.

Ata vepruan në kushtet e “marrëveshjes së ndaluar”, në shkelje flagrante të ligjit për konkurrencën. Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka “vërtetuar katërcipërisht se operatorët ekonomikë kanë përdorur skemën e marrëveshjeve të ndaluara, duke rënë dakord që me përpara që të mos paraqiten secili më vete në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.

Ky konstatim është publikuar në raportin e auditit të përfunduar në prill 2023 në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë dhe të publikuar së fundmi. Megjithatë, një fakt i tillë nuk është marrë parasysh.

Tenderi u denoncua edhe nga kreu i opozitës, Sali Berisha. “Lal Vjedhësi ndan me Gjicin 10 mln euro, në tenderin e Ujësjellësit të Tiranës,” shkruante Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco