VIDEO/ I dha 112 milionë euro tendera/ Rama hesht për skandalin e Gjicit

12:26, 17/06/2023
A+ Aa A-

Skandali seksual i Safet Gjicit vazhdon të jetë argumenti kryesor i shqiptarëve në median sociale dhe në jetën e përditshme.

Ndërkohë, një fakt akoma më i rëndë është bërë publik.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, kompanitë të Gjicit kanë marrë mbi 112 milionë euro tendera.

Ky është një skandal edhe më i rëndë se afera seksuale në zyrën e kryetarit të bashkisë.

Por ndërsa SPAK ka heshtur për tenderat prej dhjetëra miliona eurosh, Prokuroria e Posaçme thotë se ka nisur një hetim për skandalin seksual.

Nga ana tjetër, edhe pse ky skandal ka ekspozuar me forcën më të madhe të gjithë degradimin e pushtetit të tij, Edi Rama ka vendosur të heshtë.

Ai ka publikuar sot një podcast, ndërsa asnjë nga socialistët nuk ka folur për këtë ngjarje kaq të rëndë.

Ky është skandali i dytë seksual i socialistëve në pushtet. Por skandalet e qeverisjes së Edi Ramës janë thuajse të përditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco