Këshilltari politik i Albin Kurtit ironizon KFOR-in, që nuk e di ku u rrëmbyen policët

Këshilltari politik i Albin Kurtit ironizon KFOR-in, që nuk e di ku u rrëmbyen policët

21:39, 16/06/2023
A+ Aa A-

Jeton Zulfaj, këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës, është treguar sarkastik me KFOR-in, pas deklaratës së kësja force se “ishte e paqartë se ku ishin oficerët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit”.

Zulfaj shkroi në Twitter dy radhë thumbuese në anglisht për komandantin italian të KFOR, gjeneralin italian Angelo Michele Ristuccia.

“Pas gjithë dëshmive që kemi ofruar, duket se është e paqartë se ku është komandanti Ristuccia dhe  jo ku kanë qenë policët e Kosovës!” u shpreh Zylfaj duke e shprehur hapur pakënaqësinë për këtë qëndrim.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco