Dhuna makabre/ Kurti: Ekstremistët e Beogradit nuk durojnë dot, sulmojnë edhe gazetarët

Dhuna makabre/ Kurti: Ekstremistët e Beogradit nuk durojnë dot, sulmojnë edhe gazetarët

20:58, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmin e dhunshëm ndaj gazetarëvëe në komunën e Leposaviqit.

Me një shënim në Facebook, Kurti shkruan se ekstremistët e Beogradit nuk i durojnë dot as policët dhe as gazetarët e Kosovës.

Reagimi i Albin Kurtit:

Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës.

Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë.

Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu.

Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët. Ftojmë institucionet dhe diplomatët ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco