Kurti i ka shprehur keqardhjen për anulimin e takimit mes dy qeverive presidentit Bajram Begaj

Kurti i ka shprehur keqardhjen për anulimin e takimit mes dy qeverive presidentit Bajram Begaj

19:52, 16/06/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, teksa ndodhen në Strugë, në kuadër të Forumit të Prespës

Në fokus të diskutimeve ka qenë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe situata në veri të Kosovës. Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, Kurti e ka falenderuar presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt dhe kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

Në takim është përmendur edhe anulimi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte planifikuar të mbahej të mërkurën në Gjakovë. Sipas njoftimit, Kurti ka shprehur keqardhjen për anulimin nga Shqipëria. Ai ka thënë se me këtë rast është humbur “mundësia e nënshkrimit të 13 marrëveshjeve të reja nga të cilat do të përfitonin qytetarët tanë”.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar gjithashtu se Kurti “e njoftoi presidentin Begaj dhe me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco