Rama fillon të përdorë edhe Abazoviçin në skenarin e tij për Kosovën

Rama fillon të përdorë edhe Abazoviçin në skenarin e tij për Kosovën

14:01, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka propozuar që raundi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të mbahet në vendin e tij, ku të pranishëm të jenë pa dyshim dhe zyrtarët e lartë europianë dhe amerikanë.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Forumin e Prespës, Abazoviç u shpreh se promovimi i paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi.

Mesa duket kryeministri Edi Rama ka filluar të përdorë edhe Abazoviçin për skenarin e tij për Kosovën, pasi lidhja mes tyre dihet tashmë që është Aleks Soros dhe po kërojnë të faktorizohen me një çështje që nuk po e zgjidh dot as ShBA-ja dhe as BE-ja.

Siç shihet të dy vetëofrohen për zgjidhje pa ua kërkuar kush. Pa u konsultuar me askënd, përveç faktit se të dy njihen si njerëz shumë të afërt të Alex Sorosit. Të gjithë e dinë tashmë planin e Soros për Kosovën, ndarjen e saj.

Një ditë më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, javën e ardhshme, në një takim urgjent për menaxhimin e krizave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco