Farsa elektorale/ Berisha: Vendim skandaloz për Rrogozhinën, u shpall e gjithë zona e pavlefshme

Farsa elektorale/ Berisha: Vendim skandaloz për Rrogozhinën, u shpall e gjithë zona e pavlefshme

12:35, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi të denonconte të premten farsën elektorale gjatë konferencës për shtyp.

“Çdo ditë që kalon, farsa elektorale nxin edhe më shumë, bëhet më e zezë. Hapjet e dokumenteve dëshmojnë se me 14 maj, shqiptarët përjetuan një farsë të tillë që mund të mbahet mend vetëm në kohërat e diktaturës.

Në mënyrë antiligjore po sillen edhe organet e trajtimit të ankesave. Flamurin e lakejve të regjimit e mban si gjithnjë drejtuesi i KAS, por paralel ecin edhe institucionet e tjera.

Dje, në Kolegjin Elektoral u shqyrtua dosja e Rrogozhinës, në të cilën kutia e burgut të Rrogozhinës nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre të votimit. Pra, para çdo gjykatësi me minimumin e integritetit profesional, ajo shpallej e pavlefshme. Dhe tani gjykata, në një vendim të kontrolluar, shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.

A ka logjikë njerëzore të dënosh 10 mijë, 15 mijë, sa mund të jenë zgjedhësit e Rrogozhinës, për manipulimin? Në vend që gjykata të kërkonte dënimin si kriminel elektoral të Ulsi Manjës, Erion Veliajt dhe drejtorit të burgut të Rrogozhinës, që stisën qendrën e votimit në burg për të ndryshuar rezultatin.

Skandaloz është votimi i dokumentuar në Kuçovë. Ju do shihni aty të gjithë mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit. Ju do shihni përpjekjet për të fshehur nga KAS këto mekanizma. Kështu janë pjesa dërrmuese e të gjitha bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat.

Pra, edhe njëherë me 14 maj nuk kishte zgjedhje, por farsë zgjedhore,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco