‘Rrëmbimi i votës në Elbasan’/ Boçi nxjerr VIDEO-n: Çdo referencë do ti rrëzonte këto palo zgjedhje

12:21, 16/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së si dhe ish-kandidati për zgjedhjet lokale të 14 majit në Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, ka publikuar të tjera fakte për rrëmbimin e votës dhe degjenerimit të procesit zgjedhor.

Në videon e publikuar në Facebook, dallohet se si operatori i identifikimit biometrik ka shkelur ligjin duke votuar në mënyrë elektronike për një zonjë e cila nuk ishte e informuar se si duhet të votonte.

Fakte të tjera të rrëmbimit të votës në Elbasan dhe degjenerimit të procesit zgjedhor. Çdo referencë ligjore do t’i rrëzonte këto palo zgjedhje, referuar dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese’, shkruan Boçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco