Memli Krasniqi: Kosova po izolohet edhe nga Shqipëria, kur ne kemi nevojë më shumë se kurrë për të

11:48, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ishte i ftuar në ''Kafe Shqeto'' në Syri Tv, në një lidhje me 'Skype' këtë mëngjes, teksa u ndal në tensionet në veri, dhe në shkaqet që sipas tij, agravuan situatën deri këtu.

Krasniqi komentoi gjithashtu edhe qëndrimin e Shqipërisë në këtë situatë, ku u shpreh se Kosova po izolohet tashmë edhe nga Shqipëria, në ditët që ajo ka më shumë nevojë për të.

Po, ka një krizë mes Shqipërisë dhe Kosovës. U mundova ta përmbledh mendimin tim më një fjali, në kohën që ne si Kosovë për shkak të zhgënjimit me qeverinë tonë po na izolon perëndimi, ne kemi nevojë më shumë se kurdoherë për Shqipërinë, tani ne izolohemi dhe me Shqipërinë... unë nuk e di ku na ngel ne një derë e hapur?! Me kë do flasim ne, nëse e mbyllim derën me Amerikën, e mbyllim derën me Europën, e aq më shumë me Shqipërinë? Pra ka nevojë për një ndryshim, për një reset, një qasje ndryshe dhe riporgramim të kësaj qeverie në raport me të gjithë por edhe me Shqipërinë sepse ju e dini që ne këto dy vite kemi pasur pikën më të dobët të bashkëpunimit, kështu që mos mbajtja e mbledhjes vërtet ishte zhgënjyese sepse u prish vërtet një traditë e gjatë, një dekadëshe që e kishim filluar ne, me ish kryeministrat Thaçi dhe Berisha e që vazhdoi vite me radhë dhe prodhoi, përkundër sfidave dhe ngecjeve, prodhoi një përafrim dhe bashkëpunim të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco