Rama flet sërish si ndërkombëtar: Policët duhet të kthehen në shtëpi

Rama flet sërish si ndërkombëtar: Policët duhet të kthehen në shtëpi

11:44, 16/06/2023
A+ Aa A-

Pasi SHBA dhe Britania e Madhe kërkuan që tre policët e rrëmbyer në Kosovë nga Serbia, të kthehen urgjent në shtëpi, reagoi edhe kryeministri shqiptar.

Gjatë një konference për shtyp me homologun hungarez, Viktor Orban, Rama tha se policët duhen liruar.

“Është imediate nevoja që të tre policët e Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë marrë këtu ose janë gjendur atje, për të cilat KFOR nuk do japë konkluzion publik, por do depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë se në të gjitha rastet, tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim.

Edhe nëse kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja e vijës së kufirit ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi.

Ne jemi të fokusuar që nga momenti i parë për ta bërë këtë të mundur, po përdorim të gjithë kanalet e mundshme që kjo të ndodhë sa më parë,” tha Rama.

Kurse kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban u shpreh se ka ardhur disa herë në Shqipëri ndërsa vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sa i përket shqiptarëve dhe hungarezëve nuk ekzistojnë vetëm marrëdhënie diplomatike, por ka një lidhje me të thellë, dhe kjo i ka rrënjët në vuajtjet që ne kemi pasur të dyja vende, sepse edhe ne kemi pasur një sistem komunist për 40 vjet. Kjo nuk mund të harrohet. Vij me shumë dëshirë, sa herë kam mundësi në Shqipëri”, tha Orban.

Orban hodhi kritika ndaj procesin e avashtë të zgjerimit të BE-së të cilin e konsideroi si të “turpshëm” dhe “vetëvrasës”. Prandaj, ai theksoi se Hungaria do të mbështesë gjithmonë anëtarësimin e Shqipërisë dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco