SYRI/ Bllokohen kamionët serbë që vijnë nga Shqipëria, ankohen shoferët

11:33, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kosova nuk lejon futjen e kamionëve që vijnë nga Shqipëria dhe që kanë targa serbe.

Prej vendosjes së masës, pas ndalimit të tre policëve të Kosovës nga policia serbe, dhjetëra kamionë të ngarkuar me mallra të ndryshme, industriale dhe ushqimore janë bllokuar në Vërmicë.

Sipas shoferëve serbë, kamionët kanë si destinacion përfundimtar Kosovën.

Por, mes shoferëve ka edhe shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët gjithashtu prej dy ditësh janë duke qëndruar në kabinat e kamionëve të tyre, duke pritur një vendim të dytë për kalimin e doganës së Vërmicës. “Ne jemi për tregti, jo për politikë,” thonë ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco