Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Kuksianët të parët që morën armët’/ Dogjani: Rama mos të bëjë paçavure, të dënojë dhunën në Kosovë

‘Kuksianët të parët që morën armët’/ Dogjani: Rama mos të bëjë paçavure, të dënojë dhunën në Kosovë

12:32, 15/06/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u shpreh se është gati të marrë armën për të luftuar për Kosovën.

Gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, Dogjani kërkoi që të mbahej një rezolutë për të dënuar dhunën në Kosovë.

Gjithashtu Dogjani kërkoi që kryeministri Edi Rama të mos bëjë paçavure, por të shkojë në Kuvend, të jetë transparent dhe të dënojë dhunën e ushtruar në Kosovë nga grupet kriminale.

Dogjani: Jam i pari që marr armët. Kuksianët janë të parët që kanë marrë armët për çlirimin e Kosovës, janë vrarë disa të rinjtë kuksianë.

Po unë e marr armën për të luftuar për Kosovën, sa i përket faktit që jam i ri në Kuvend kam ardhur me votat e qytetarëve.

Kam kërkuar që të dalim me një rezolutë që të dënojmë dhunën nga grupeve kriminale ndaj qytetarëve të Kosovës dhe KFOR.

Duhet të bënim një seancë jashtë radhe për të mbajtur qëndrim për Kosovën.

Kërkojmë që kryeministri jonë të mos bëjë paçavure e platformave, por të vijë këtu të jetë transparent. Por jo të sillet poshtë e përpjetë, të dalim me rezolutë për të dënuar dhunën e ushtruar në Kosovë nga grupet kriminale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco