VIDEO/ E vërteta me prova për arrestimin e 3 policëve shqiptarë nga Serbia

VIDEO/ E vërteta me prova për arrestimin e 3 policëve shqiptarë nga Serbia

11:57, 15/06/2023
A+ Aa A-

Kosova vazhdon të paraqisë fakte se tre policët e saj nuk shkelën brenda kufirit Serb, por ata u rrëmbyen brenda territorit nga fofrat e policisë serbe. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat ka publikuar një foto nga harta nga vendi ku është bërë rrëmbimi. Ai tha se është e qartë që nuk kemi të bëjmë me arrestim por me rrëmbim të tre zyrtarëve të policëve.

“Mund të shihni se si vendi ku janë kidnapuar tre policët tanë ndodhet 1 km, 300 metra dhe 670 metra larg prej kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës. Shihet qartazi se nuk kanë mundur këta të kalojnë tutje siç pretendon Serbia se paskan shkuar në Serbi dhe atje qenkan arrestuar. Pra, nuk bëhet fjalë për arrestim në Serbi, por bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kryeministri tha se KFOR-i dhe Policia kanë parë në atë vend gjurmët e çizmeve dhe pranga, ndërsa u shpreh i habitur që misioni paqeruajtës i NATO-s s’e ka përmendur këtë. Aludimi qe i qartë se situata e tensionuar politike mund ti ketë shtyrë ndërkombëtarët të mos thonë të vërtetën për faktet. “Ajo çfarë mua vazhdon të më habisë është që as të nesërmen me këtë të vërtetë që ne po e shpërfaqim, nuk del KFOR-i”, theksoi ai.

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan, më 14 qershor nga forcat serbe në veri të vendit.

Policia e cilësoi këtë si “kidnapim klasik të organizuar” brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Si rezultat i kësaj ngjarjeje, qeveria e Kosovës njoftoi se institucionet kanë vendosur që të mos lejojnë hyrjen në Kosovë të automjeteve me targa të Serbisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco