‘Ripostimi është matja e punës’/ Vasili: Në administratë paguhen 2 vetë për 1 vend pune

‘Ripostimi është matja e punës’/ Vasili: Në administratë paguhen 2 vetë për 1 vend pune

11:55, 15/06/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili tha se në administratën publike ka pafund raste kur dy persona paguhen për të njëjtin vend pune.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Vasili tha se matja e punës së tyre bëhet vetëm me postim dhe ripostim në faqet e drejtuesve politikë në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Vasili: Kushedi sa vende në administratë paguhen dy vetë për një vend pune. Postimi dhe ripostimi është matja e punës së tyre.

Kjo administratë e mat punën e saj me sa ia fërkon kurrizin drejtuesit politik të radhës dhe sa i plotëson dhe i bën alibira çdo lloj aventure që ai prezanton. Në të gjitha raportet që bëhen për tenderat, atje brenda gjenden firmat e këtyre punonjësve të shkëlqyer të administratës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco