Natasha Kandiç bën thirrje për lirimin e efektivëve, kujton rastin e vëllezërve Bytyqi që u vranë nga Serbia

Natasha Kandiç bën thirrje për lirimin e efektivëve, kujton rastin e vëllezërve Bytyqi që u vranë nga Serbia

10:41, 15/06/2023
A+ Aa A-

Natasha Kandiç, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, iu është bashkuar reagimeve pas marrjes peng të së tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Në një reagim në Twitter, Kandiç ka shkruar se Serbia duhet t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë. Tutje, ajo ka përmendur edhe tre vëllezërit Bytyqi, ish-ushtarë të UÇK-së, të cilët u morën peng teksa kalonin përmes Serbisë dhe më pas u vranë nga Policia e Serbisë, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

“MUP t’i kthejë policët kosovarë në Kosovë, me besimin se nuk e dinin se kishin kaluar kufirin dhe në shenjë kujtimi të fatit të vëllezërve Bytyqi, të cilët kaluan kufirin duke ndihmuar romët për të kaluar në Serbi dhe kurrë më nuk u panë të gjallë.” – ka shkruar Kandiç në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco