Çështja e Ramës është bashkuar me atë ruse/Berisha: Rama dhe Vuçiç kanë vetëm një plan, ndarjen e Kosovës

Çështja e Ramës është bashkuar me atë ruse/Berisha: Rama dhe Vuçiç kanë vetëm një plan, ndarjen e Kosovës

23:08, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Rama është një një hall të madh pa hetimeve të reja që drejtësia amerikane po bën ndaj ti në çështjen McGonigal.

Berisha është shprehur se Rama që pas ardhjes në pushtet deri më sot  në çdo projekt qoftë me ndryshimin e kufijve dhe Ballkanin e hapur, projektin e asociacionit me baza etno-nacionaliste Rama dhe Vuçiç kanë vetëm një qëllim që është ndarja e Kosovës.

"Dy janë problematikat kryesore, që pas ardhjes në pushtet deri më sot  në çdo projekt qoftë me ndryshimin e kufijve dhe Ballkanin e hapur, projektin e asociacionit me baza etno-nacionaliste Rama dhe Vuçiç kane vetëm një qëllim që është ndarja e Kosovës.

Interesat personale janë të tmerrshme, procesi i Ramës nga njëra anë flet për komunitete euro atlantik dhe anën tjetër është kryeministri që i ka korruptuar me ryshfet udhëheqësit e komunitetit euroatlantik sikur të ishte një vend jo mik, shefin e kundërzbulimit të New York për ta angazhuar në një betejë private kundër opozitës shqiptare.

Kjo nuk është më sekret dhe çdo përfaqësues i SHBA që ka ardhur në Shqipëri i ka deklaruar shqiptarëve që afera Rama-McGonigal është në hetim penal në SHBA. Rama po bën gjithçka që është një njëri i çmuar me këto që po bën në mënyrë që të zbusë ndëshkimin e  merituar sepse ka kryere aktin më të tmerrshëm duke korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.

Cështja e Ramës ishte ndarë nga çështja rusë, dhe prokurori i SHBA-së ka kërkuar që këto dy dosje të bashkohen dhe të hetohen lidhjet me Rusinë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco