'Rama po punon për Serbinë', Berisha: Është kthyer në zëdhënës të Vuçiçit

'Rama po punon për Serbinë', Berisha: Është kthyer në zëdhënës të Vuçiçit

23:05, 14/06/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se Beogradi kontrollon Edi Ramën.

Sipas tij, Vuçiç e ka shndërruar Ramën në zëdhënës të projekteve të tij për Serbinë e madhe.

"Nuk ka asnjë dyshim se ethet e tmerrshme të Ramës gjatë këtyre dy javëve kanë motive shumë ët forta ku njëri prej tyre është Beogradi i cili kontrollon Ramën dhe e ka shëndërruar  të pas ardhjes në pushtet si zëdhënësin e projektit të Serbisë së madhe.

Shqiptarët e kanë dëgjuar gjatë këtyre dy viteve Ramën të paraqesë si projekte të tij, projektet e Vuçiç siç ishin ahrat5 për ndarjen e Kosovës apo ndryshimin kufijve, themeluar minishengeni dhe siç është iniciativa e pa kërkuar nga askush Ramës por në emër të Vuçiç për të paraqitur një projekt për çështjen më delikate të krizës në rajon asociacioni i komunave më shumicë serbe.

Edi Rama tha publikisht se anulojë takimin me vendin fqinj në kuadër të Lidhjes së Prizrenit se Kurti refuzoi formatin e kërkaur nga Rama për diskutimin  draftit, në këtë kontekst unë mund të them se autoritetet e Kosovës meritojnë lavdrimin më të madh  që refuzuan diskutimin  me një person që është jashtë çdo kuadri për të diskutuar negociatat."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco