Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rritja e pagave të administratës, Meta: Manovër elektorale, nuk ka filluar të aplikohet

Rritja e pagave të administratës, Meta: Manovër elektorale, nuk ka filluar të aplikohet

11:14, 13/06/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rritjen e pagave, duke e quajtur si manovër elektorale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkruan se rritja e pagave ishte një manovër elektorale dhe se koeficientët u llogaritën gabim. Më pas shton se rrita e pagave nuk ka filluar të aplikohet [aso koeficientët e llogaritjes së tyre ishin të gabuara, edhe pse ligji është miratuar."Rritja e pagave, manovër elektorale, koifiçentët u llogaritën gabim.

Qeveria pa asnjë analizë të thelluar ekonomike, pa asnjë analizë sociale, pra në mënyrë më aventureske, ndërmori një hap që nuk ka asnjë lidhje me një reformë të mirëfilltë pagash, por vetëm me një manovër elektorale të radhës.

Aq spekulative dhe aq elektorale ishin këto veprime, sa që në mënyrën më skandaloze, kjo rritje pagash nuk ka filluar të aplikohet pasi edhe koeficentët e llogaritjes së tyre ishin të gjithë të gabuar, ashtu sikurse është pranuar publikisht edhe nga qeveria, ndonëse ligji tashmë është votuar në parlament", shprehet Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco