VIDEO/ Shkullaku: Ne nuk mund të pranojmë që të ndërtojmë një opozitë sipas vendimeve që jep KAS

21:32, 12/06/2023
A+ Aa A-

Opozita pas 14 majit dhe sulmi i paramilitarëve të Lulzim Bashës kundër deputetëve të PD-së dhe gazetarëve, u diskutua në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Gjatë diskutimit, analisti Armand Shkullaku shpreh se nuk mund të pranojmë që vendimet e KAS-it të Ramës të na detyrojnë që të ndërtojmë një parti apo një opozitë.

‘Nëse një pjesë e këtyre që u quajtën dishepujt e Alibeajt nuk kuptojnë që logoja dhe përfaqësimi duhet të shkojnë tek shumica, nuk ka bisedë tjetër. Kjo duhet të niset nga kjo gjë; çfarë duhet bërë që logoja dhe simbolet ti kthehen institucionit të PD, mirë apo keq.

A duhet bërë një grup i ri parlamentar, a duhet të ndryshojë kryetari i grupit parlamentar që ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD, a ku di unë si ta quaj. A duhet që pas kësaj pra, ky grup i ri që konstituohet të vendosë disa afate, për të përcaktuar një grup për të bërë një riorganizim, rithemelim, rihapje të PD, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ne do ta quajmë veten që kemi një parti në kokën tonë që na ka thënë ambasadorja amerikane që kjo është PD-ja e vërtetë.          

Po s’u bindën të gjithë që shumica e demokratëve kanë dhënë këtë verdikt, duam apo nuk duam ne, por opozita më e madhe përballë Ramës sot është kjo e Sali Berishës. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë është a mjafton vetëm opozita e Berishës për të mundur Ramën, jo nuk mjafton. Ky është hapi i dytë, ama hapi i parë është ti themi të zezës të zezë dhe të bardhës të bardhë.

Ne nuk mund të pranojmë që hyjmë në zgjedhje dhe ta ndërtojmë jetën politike të një partie të një lëvizje, të një opozite, sipas vendimeve që jep KAS’, tha analisti Armand Shkullaku në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco