Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

VIDEO/ Korreshi: Nuk paska gjë më të keqe kur i persekutuari kthehen në përsekutor

21:08, 12/06/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Livë në SYRI TV ishte deputeti i Partisë Demokratike në Lushnje , Saimir Koreshi.

Korreshi është shprehur se kjo parti që ka vulën është kthyer në një parti që ka humbur standardin më minimal të demokracisë dhe fjala e lirë sot po pengohet nga njerëz që ishin ish të persekutuar.

Kanë bërë një propozim për të komanduar dike tjetër në vendin tim në krye të partisë demokratike dega Lushnja, por çështja është se mua më ka mbetur akoma vula. Në qoftë se e miratojnë në kryesi të vijnë të marrin vulën dhe të ja jap, kjo që po ndodh është qesharake, sot kisha një lidhje telefonike me dikë dhe më tha se e kanë lajmëruar se Saimiri nuk është më.

Nuk paska gjë më të keqe që të persekutuari kthehen në përsekutorë, këtu është bërë si partia e punës dhe ka qene gjithë jetën në vështirësi se nuk lejohej fjala e lirë dhe sot pengon mendimin ndryshe. Këto janë problematika shumë të mëdha dhe jam ndje shumë keq pasi edhe familjarët më janë shprehur se përse e kemi bërë gjithë këtë betejë deri tani.

Unë jam për një PD të madhe fituese dhe gjithëpërfshirëse kjo po bëjnë ata nuk hyn në asnjë kategori, në qoftë se jeni që ti gjeni kryetar PD-s me dy tre veta pas unë nuk jam me ju. Kjo është e gjitha që unë kam kërkuar që nga fillimi deri më sot, mendoj dhe gjykoj që Basha, Alibeaj dhe Berisha duhet ta rimendojnë pozicionin e rikandidimit.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco